Filip Çakulit i dorëzohet titulli "Qytetar Nderi"
Është zhvilluar në qytetin e Lushnjës, paraditen e së djelës, ceremonia e dhënies të titullit "Qytetar Nderi i Lushnjës" drejtorit të emisionit "Fiks Fare", Filip Çakulit. Ka qënë kryetari i bashkisë së qytetit, Albert Sanxhaku, ai që i ka dorëzuar Filip Çakulit, titullin e dhënë nga këshilli i bashkisë. Ky i fundit vendimin për ta nderuar Çakulin me titullin qytetar nderi e ka miratuar në mbledhjen e muajit janar. Propozimi për nderimin e drejtorit të "Fiks Fare" është bërë nga këshilltarët e Partisë Socialiste të këtij qyteti dhe pikërisht nga Leonard Gogu. Propozimi menjëherë është mbështetur dhe ka kaluar pa kundërshtime nga të gjithë këshilltarët.
Ceremonia e dhënies së titullit është zhvilluar në sallën e teatrit "Vaçe Zela" në të cilën merrnin pjesë edhe mjaft miq dhe dashamirës së Filip Çakulit.
Agron Llakaj dhe Koço Devole e kanë ndjekur nga afër mikun e tyre në këtë ceremoni nderi, ndërsa aktorët e "Portokallisë" kanë dhënë spektakël për pjesëmarrësit e shumtë. Përveç administratës së Bashkisë së Lushnjës, si dhe anëtarëve të Këshillit Bashkiak në ceremoni kanë marrë pjesë edhe mjaft banorë të qytetit myzeqar, të cilët donin të përshëndesnin nga afër Filip Çakulin. Motivacioni i nderimit të Çakulit ka qënë: "Kontribut të shquar për zhvillimin e qytetit të Lushnjës". Nderimi i drejtorit të "Fiks Fare" lidhet me 15 vjet punë të tij në këtë zonë. Ai ka qënë mësues, si dhe punonjës arti në rrethin e Lushnjës.