E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Bienalja e Tiranës", çel episodin final

"Bienalja e Tiranës" çel episodin e tretë final. Ky episod është kuruar nga Corinne Diserens bashkautore e këtij evenimenti. Nw fjalimin e saj Diserens falenderoi të pranishmit si dhe artistët që bënë të mundur realizimin e projektit. "Pjesët kryesore jane hulumtime dhe kërkime specifike të kësaj bienaleje, të përshtatura më së miri nga artistët" u shpreh ajo.
Pjesa më e rëndësishme e këtij episodi ka qënë artiktetura urbane. Në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, artistët e Bienales kanë kontribuar në dekorimin e një pjesë të kryeqytetit. Ngjyra të forta, e kuqe dhe jeshile dhe disa simbole të komunikimit virtual është ideja e artistit shqiptar Helidon Gjergji, të cilin me sa duket e ka ngacmuar komunikimi on-line. Gjergji ka luajtur dhe me mbarësat e faqeve elektronike. Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor e Tiranës është ngjarja më e madhe e artit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›