Irlandë, qytetarët në votime për Traktatin e Lisbonës
Iralndezët votojnë sot në referendumin për traktatin e Lisbonës të Bashkimit Europian. Qendrat e votimit janë hapur në të gjithë Irlandën, ku votohet për referendumin e ratifikimit të këtij traktati, i cili duhet të reformojë funksionimin e BE-së. Votimi përfundon në orën 23 sipas orës sonë, dhe numërimi i votave do të nisë në orën 09:00 të mëngjesit të së shtunës në kështjellën e Dublinit. Ky është votimi i dytë për Traktatin brenda 18 muajve, për të cilin janë thirrur rreth 3.1 milionë votues irlandezë. Vitin e kaluar traktati u hodh poshtë nga 53,4% të votuesve.
Sondazhet e fundit para filimit të votimit, informojnë se traktati ka gjasa të votohet, por ka edhe nga ata kudnërshtarë të traktatit që thonë se ai do ta kufizojë sovranitetin kombëtar. Një refuzim i dytë do të ketë pasoja serioze në procesin e reformimit të 27 vendeve anëtare të unionit, dhe vetë kryeministri irlandez Brian Coëen, thotë se nuk do të ketë më një mundësi të tretë. Nëse traktati i Lisbonës miratohet në referendum, ish-kryeministri britanik Tony Blair, do të emërohet "presidenti i BE-së" në javët e ardhshme. Lajmi konfirmohet nga "Sun" që citon burime qeveritare në Londër. Ndërsa vetë Blair thotë se, nuk mund ta marrë këtë post, nëse traktati nuk ratifikohet nga të 27 vendet anëtare të BE-së. Pas Irlandës e ka radhën Polonia dhe republika Çeke për ta ratifikuar traktatin. Vitin e kaluar, votuesit votuan në shumicë kundër traktatit, që ka si qëllim të rrisë rolin ndërkombëtar të organizatës dhe të thjeshtëzojë marrjen e vendimeve. Që të hyjë në fuqi, traktati i Lisbonës duhet të ratifikohet nga të gjitha vendet. Irlanda zhvillon referendumin për herë të dytë, pasi mori garanci nga partnerët e BE-së, se sovraniteti i saj në çështjet si taksat, neutraliteti, dhe aborti nuk do të prekeshin nga traktati. Në qershor të 2009, ishte Gjermania që e ratifikoi traktatin e Lisbonës. Rezultatet e referendumit nuk priten para pasdites së të shtunës.