E Shtunë, 31 Tetor 2026

Filipine, këto ditë pritet shpërthimi i vullkanit

Mijëra njerëz kanë braktisur shtëpitë pasi shkencëtarët dhe ekspertët e vullkanologjisë, kanë paralajmëruar se vullkani Mayon është gati të shpërthejë në Filipine. Më shumë se 9000 familje , ose në total 44 394 persona janë evakuuar në kampe tër përkohshme ndërsa pritet shpërthimi i vullkanit më aktiv në këtë vend. Por zyrtarët thonë se jo të gjithë banorët po ua vënë veshin paralajmërimeve dhe për këtë arsye po marrin masa për të kontrolluar të gjithë shtëpitë. Qeveria po përpiqet të evakuojë të gjithë zonë e cilësuar si të rrezikshme për jetën e banorëve. Autoritetet kanë ngritur shkallën e paralajmërimit në nivelin 4, që do të thotë se vullkani mund të shpërthejë brenda pak ditësh. Sipas Institutit të Vullkanologjisë dhe Sizmiologjisë në Filipine, janë regjistruar brenda 24 orëve, 1 492 tërmete vullkanike. Një prej tyre çliroi një re tymi në një lartësi prej 500 metrash. Autoritetet kanë thënë se zona e rrezikut arrin deri në një distancë prej 8 km në jug të malit vullkanik. Majon, vullkani që pritet të shpërthejë së shpejti, është lokalizuar 500 km në jug të kryeqytetit të Filipineve, Manila. Ai ka shpërthyer 49 herë që pas shpërthimit të parë të dokumentuar, në vitin 1616.
Filipinet është një vend që gjendet në atë që njihet si unaza e zjarrtë, dhe njihet për aktivitetin e ngjeshur vullkanik. Vullkani Mayon, në 1814, vrau më shumë se 1200 njerëz.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›