Filipine, mbi 500 viktimave nga përmbytjet e stuhisë ''Washi''
CAGAYAN DE ORO - Stuhia tropikale ''Washi'', që ka përfshirë pjesën jugore të Filipineve, ka shkaktuar vdekjen e të paktën 500 personave dhe ka lënë mijëra të tjerë të pastrehë, ujë dhe energji.
Kryqi i Kuq theksoi sot se stuhia tropikale ''Washi'', që ka goditur ishujt filipine duke nisur që të premten në darkë ka shkaktuar vdekjen e të paktën 497 personave.
''Bilanci i të vdekurve do të rritet edhe më shumë, pasi të paktën 160 banorë rezultojnë të zhdukur'', theksoi Kryeqi i Kuq.
"Rajonet e prekura janë aq të përmbytura sa kërkimet nuk mund të bëhen në të gjitha zonat. Shumë shtëpi janë rrëmbyer nga ujërat, gjë që nënkupton se trupat e banorëve janë zhvendosur'', deklaroi Gwen Pang, sekretar i përgjithshëm i Kryqit të Kuq.
(d.b/BalkanWeb)