E Diel, 1 Nëntor 2026

Italianët kundër rracizimit. Kujtohet edhe emigrtanti shqiptar që vdiq duke punuar

Firence – Mbi 20 mijë persona dolën në rrugë për të manifestuar kundër racizmit, pas vrasjes se dy emigrantëve nga Senegali nga një person që i përkiste një grupimi të ekstremit të djathtë. Në shumë qytete të tjera italiane u zhvilluan manifestime të ngjashme, me pjesëmarrjen edhe të eksponentëve politikë. Ministri i Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe i Integrimit, Andrea Riccardi, i bëri një thirrje të fortë Lidhjes së Veriut, forca politike e njohur për qëndrimin e saj kundër emigracionit. Ministri u shpreh se ka një klimë të rëndë urrejtjeje. Fjalët janë armë, mos predikoni përçmimin.
E ndërsa në qytete të ndryshme italiane, shtetas italianë dhe emigrantë manifestonin përkrah njeri tjetrit, ministri Riccardo shkoi në Pavionin e ri te Muzeut të Detit në Genova, ku eshte ngritur një pavion kushtuar kujtimit të emigracionit. Ai nderoi me lule dhe me nje minutë heshtje kujtimin e emigrantit shqiptar Albert Kolgjegja, i cili humbi jetën ne vitin 2003 gjatë punimeve për ndërtimin ë muzeut. Emigranti nga Lura mbeti nën një pllakë betoni prej pese tonesh dhe ai u kthye ne simbolin e te gjithe atyre qe humbasin jeten ne vendin e punes, fenomen i rëndë ky në Itali.
Nga te dhenat e nxjerra kete jave nga Vega, observatori per Sigurinë në pune, del se ndër të huajt qe kane humbur jetën në vendin e punës këtë vit, shqiptaret radhiten te dytët. Kjo edhe për faktin se ata janë të punësuar edhe në sektorët më të rëndë, sic ndërtimi.

No related posts.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›