E Shtunë, 31 Tetor 2026

Filipine rritet numri i viktimave

Rritet bilanci i viktimave ne jug te Filipineve te shkaktuar nga tajfuni Bohpa. 
Zyra e Mbrojtjes Civile deklaroi se të paktën 325 persona konfirmohen të vdekur ndërsa 379 te tjerë janë shpallur të humbur. Por gjetja  e një fëmijë 3 vjeçar, shton shpresat për te tjerë te mbijetuar. 
Vetëm ne provincën Lugina Kompostela numërohen të paktën 184 persona të vdekur, shumica e të cilëve humbën jetën kur përmbytjet përfshinë çadrat e emergjencës.
Stuhia goditi ishujt Mindanao të martën, duke sjellë shira të dendura dhe erëra të forta, të cilat shkulën çatitë e shtëpive dhe shkaktuan rrëshqitje toke.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›