Topi: Integrimi prioritet, të përmbushen kriteret e BE-së

Kreu i shtetit Bamir Topi u ka kërkuar institucioneve shqiptare të nisin punën për përmbushjen e kritereve të përcaktuara ngë Komisioni Europian për integrimin e vendit.
Gjatë vizitës së tij në Urën Vajgurore, kreu i shtetit nuk ka dashur të përgjigjet pyetjeve të gazetarëve në lidhje me debatet mes tij dhe kryeparlametares Topalli.
“Për mua prioritet është axhenda e integrimit. Besoj se integrimi është prioritet edhe për institucionet e tjera. Duhet të përmbushen me seriozitet 12 kriteret e Bashkimit Europian” ka theksuar Topi.
Më herët kreu i shtetit Bamir Topi mori pjesë edhe në ceremoninë e përurimit të bustit të gjeologut te shquar polak, Stanislav Zuber në Kuçovë ndërsa e dekoroi atë edhe urdhërin “Nënë Tereza”, pas vdekjes.