Filipine/Shpërthen bomba, 5 të vdekur dhe 45 të plagosur
Një bombë shpërtheu në orët e para të mëngjesit të sotëm jashtë një kishe në jug të Filipineve, duke shkaktuar vdekjen e pesë personave dhe plagosjen e 45 të tjerëve, njoftoi një zëdhënës i ushtrisë. Të dyshuarit kryesorë për vënien e bombës pranë një kishe në qytetin Cotabato janë rebelët myslimanë, deklaroi kolonel Jonathan Ponce. Bomba shpërtheu në momentin kur po kalonte një kamion i ushtrisë, shtoi ai. "Ky është një akt i anëtarëve të Frontit Islamik për Çlirim, Moro, (MILF)", deklaroi Ponce për gazetarët.