E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDSH:Është injoruar marrëveshja e Ohrit

Arbën Xhaferi ish-kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare ka deklaruar se Marrëveshja e Ohrit është injoruar. "Marrëveshja e Ohrit është injoruar në mënyrë arrogante, joracionale në të gjitha pikat e saja kryesore sic janë përdorimi zyrtarë i gjuhës shqipe, decentralizimi, përfaqësimi i drejtë në institucionet e sistemit etj"-theksoi Xhaferi të shtunën.Deklaratat e tij u bënë në mbledhjen e Komitetit Qendror të kësaj partie, nga ku ka shtuar se me Marrëveshjen e re të hartuar nga PDSH-ja, do të rregullohen një herë e mirë marrëdhëniet ndër etnike në këtë vend.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›