E Shtunë, 31 Tetor 2026

Filja Akuzat per manipulim ndeshjesh te pabaza

Sipas raportit të UEFA, ka qenë pikërisht ai, klubi-mëmë i manipulimeve në kampionatin shqiptar të futbollit. Elbasani akuzohet se ka marrë pjesë në trukimin e rezultatit të 5 ndeshjeve, nga 13 që përmbante raporti i bërë publik së fundmi, por për trajnerin e ekipit, Filja, të gjitha këto dyshime janë pa bazë dhe nuk duhet të merren parasysh.

Sipas një raporti të UEFA-s dorëzuar Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), janë 13 ndeshje të dyshuara gjithsej në kampionat, nga të cilat 12 në sezonin e kaluar dhe një këtë sezon, ajo Kastrioti-Vllaznia, që përfundoi 2-1 për krutanët.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›