E Diel, 1 Nëntor 2026

Argjentine/ Godoi Kruz kualifikohet per ne Kupen Libertadores

Ishte në lojë edhe vendi i pestë dhe i fundit që Argjentina do të kualifikonte për në Kupën e madhe Libertadores. Dhë këtë vend e rrëmbeu skuadra jo aq shumë e njohur, Godoi Kruz, sukses i arritur pas fitores 2-0 në fushën e Atletiko Rafaelës.

Godoi shkoi në këtë ndeshje vendimtare pas 3 humbjeve radhazi dhe vetëm me 1 fitore në 8 ndeshjet e fundit. Pra, me besim të ulur ndjeshëm, por arriti të reagonte në kohën e duhur.

Mesfushori Ariel Rohas, më i miri në fushëm shënoi 5 minuta para fundit të pjesës së parë, ndërsa sulmuesi Ruben Ramirez shënoi për së dyti në 72’. Ramirez është shënues i 12 golave në 19 ndeshje të kampionatit.

Në 20 minutat e fundit, Godoi luajti me 10 vetë pasi Izrael Damonte u përjashtua nga loja me karton të kuq. Në përfundim të kampionatit, Boka ka 43 pikë, ndërsa katër ekipe përfunduan pas kampiones me 31 pikë. Bëhet fjalë për Velezin, Rasingun, Belgranon dhe Kolonin.
Në Kupën Libertadores u kualifikuan Boka, Velez, Arsenal, Lanus dhe Godoi Kruz.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›