Fillim i mirë i sezonit

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), të mërkurën, e ka mbajtur mbledhjen e vet të radhës. Nën drejtimin e kryetarit Fadil Vokrri, ky komitet debatoi shumë çështje me rëndësi për futbollin e Kosovës.
Në këtë mbledhje, KE analizoi fillimin e stinorit pranveror, që filloi fundjavën që lamë pas, me një konstatim se me gjithë dy shtyrjet e detyrueshme për shkak të motit të ligë, stinori ka filluar mirë.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së kërkoi nga organet relevante që të vazhdojnë me një angazhim maksimal për një mbarëvajtje të rregullt të garave. Po kështu, KE shqyrtoi dhe miratoi raportin financiar për vitin 2009, të cilin e kishin miratuar Komisioni i Pavarur i Financave dhe Auditori i Pavarur.