Nesta: Do të kthehem përpara parashikimeve
Milan
Aleksandro Nesta është optimist dy ditë pas operacionit në tendinin e gjurit të djathtë. Milanisti ka shpjeguar: “Sipas protokollit, kam bërë një seancë gjimnastikë, rikuperimin do ta vazhdoj në Milano. Besoj se rikuperimi do të jetë më i shpejtë sesa parashikimi dhe shpresoj të kthehem në fushë para fundit të sezonit. Lipi? Ishte një vizitë miqësie”. Nesta më pas ka evituar argumentin kombëtar, sepse thoshte se, “nuk më sjell fat të flas para kohe”. Por nuk është tërhequr në lidhje me pyetjet për kualifikimin e Interit në çerekfinale të Champions League: “Kundër çelsit ishte një ndeshje e bukur. Tani shpresojmë që impenjimi europian t’i heqë Interit paksa energji në kampionat”.
#