E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trepça fitoi derbin lokal

Trepça ka shënuar fitore të mërkurën ndaj rivalit lokal, Bambit, me rezultat bindës, 63:82, në kuadër të xhiros së 26-të të TechnoMarket Superligës së Kosovës në basketboll.

Me këtë fitore, mitrovicasit e kanë përforcuar statusin e tyre në pozitën e dytë të tabelës së klasifikimit, me ç’rast kjo skuadër do të ketë përparësi të terrenit në gjysmëfinale të play-off-it ndaj Bashkimit.

Fitore ka korrur edhe Kosova e Vushtrrisë ndaj Kolegjit EuroSport, të cilën e mposhti me rezultat 98:82.

Kurse takimi mes Bashkimit e Dritës nuk është zhvilluar fare, pasi gjilanasit nuk kanë udhëtuar fare për Prizren. Kjo ndeshje do të zhvillohet të enjten në ora 16:30. Po të enjten në kryeqytet zhvillohet derbi i kësaj xhiroja ndërmjet Sigal Prishtinës e Pejës. Ky takim nis në ora 18:00.

Superliga – Xhiroja e 26-të
Rezultatet
Kosova – K. EuroSport 98:82
Bambi – Trepça 63:82
Bashkimi – Drita Nuk u zhvillua

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›