I frikëson Bunjaku

Pas Breno Borges, i cili përfundoi sezonin ngase lëndoi gjurin e majtë, skuadra e Nurnbergut, që po lufton për mbijetesë në elitën e futbollit gjerman, ka marrë një tronditje tjetër.
Atyre u është lënduar sulmuesi kryesor Albert Bunjaku, i cili këtë sezon ka shënuar 12 gola (gjysmën e golave të shënuara nga skuadra e Nurnbergut këtë sezon). Sulmuesi kosovar gjatë stërvitjes është përplasur me një bashkëlojtar.
Sipas gazetës sportive gjermane Kicker, pas kësaj sulmuesi i rrezikshëm me prejardhje nga Gjilani ka filluar të çalojë dhe ka ndier dhembje të mëdha, të cilat e kanë detyruar ta lëshojë qendrën stërvitore.
Sipas medieve gjermane, pas kontrolleve shtesë mjekësore që do t’i bëhet të enjten, do të dihet natyra e lëndimit dhe do të mësohet se për sa ditë Bunjaku do të jetë jashtë fushës së gjelbër.
Ndërsa trajneri Dieter Hecking frikësohet se do ta humb sulmuesin kosovar për ndeshjen e radhës kundër Hoffenheim, e cila është shumë e rëndësishme për Nurnbergun, që po lufton për mbijetesë. “Kjo nuk është dukur aspak e mirë”, ka thënë trajneri Hecking.
Bunjaku ka shkëlqyer këtë sezon në Bundesligë dhe mungesa e tij do të thotë shumë për Nurnbergun, pasi 26 vjeçari tashmë është bërë lojtari kyç i ekipit që drejtohet nga trajneri Dieter Hecking.
Forma e mirë e Bunjakut është shpërblyer me ftesën nga selektori i përfaqësueses së Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, i cili vlerësoi lart paraqitjet e kosovarit në Bundesliga.
Numri 10 i Nurnbergut, në fund të vitit 2009, debutoi në fanellën e helvetikëve në ndeshjen kundër Norvegjisë, ndërsa edhe muajin e kaluar u ftua në Kombëtaren zvicerane për ndeshjen miqësore kundër Uruguait.
Ish sulmuesi i klubeve gjermane RW Erfurt e Paderborn dhe atij zviceran Schaffhausen është kandidat për ta marrë një ftesë nga Hitzfeld, për kampionatin botëror Afrika e Jugut 2010.