Shumë borxhe, i hiqen 9 pikë Portsmuthit
Premier League
Penalizohet me 9 pikë të hequra Portsmuthi, aktualisht i fundit në renditjen e Premier League, për parregullsi administrative, ku klubi ka qenë protagonist. Portsmuth ka qenë shumë pranë falimentimit dhe këshilli administrativ i Premier League ka aplikuar masat e parashikuara për çështje të tilla, për rastet kur një klub vuan nga pamundësia për të paguar detyrimet. Autoritetet fiskale britanike kishin refuzuar kërkesën e klubit për të hyrë në statusin e klubit të kontrolluar nga shteti. Portsmuth gjendet aktualisht në kuotën e 10 pikëve, -17 nga zona e shpëtimit. Javën e kaluar, trajneri Endrju Andronikou e kishte përgatitur skuadrën për situatën dramatike financiare të klubit.
#