PS-LSI, beteja e flamujve
Ne shesh perkrahes dhe mbeshtetes te te gjitha partive opozitare dhe pjesa me e madhe e tyre me flamuj ne duar. Flamuj te Partise Socialiste dhe asaj Levizja Socialiste per Integrim, ishin me dominues ne mes te turmes. Por ajo qe te terhiqte vemendjen ishte pikerisht "konkurrenca" mes tyre. Duke kerkuar qe te dominonin mbi njeri-tjetrin, gara mes tyre ishte vertet terheqese. E sikurse dihet ne keto raste, lideret e ketyre dy partive do te ishin kryefjala e brohoritjeve te mbeshtetesve dhe simpatizanteve te majte. Nje gare, ku provohej se kush mund te ngrinte me shume zerin per te thirrur per kryetarin socialist, Edi Rama, apo per kryetarin e LSI-se, Ilir Meta. Sa here qe nje pale brohoriste per liderin e saj, menjehere kunderpergjigjej tjetra. Megjithate, ne gjithe kete konkurrence, duhet theksuar se e gjithe tifozeria ishte e majte dhe per drejtues te majte.