E Shtunë, 31 Tetor 2026

Niveli i papunesise ne Spanje

31 të papunë më pak në radhët para zyrave të punësimit. Një numër i vogël, Por Spanja regjistron gushtin e parë prej 13 vjetësh, me një rënie të numrit të të papunëve. 
Ky fakt konfirmohet edhe nga të dhënat e ministrisë së punës që japin një total prej rreth 4 milionë e 700 mijë të papuënsh, edhe pse, sipas ekspertëve numri nuk përfshin të gjitha rastet. Ka nga ata që kanë zgjedhur vetë të qëndrojnë në shtëpi me fëmijët apo të tjerë që sapo kanë kryer studimet e larta dhe janë ende duke kërkuar një vend pune. 
Njerëzit gjithësesi shprehen pesimistë për të ardhmen duke thënë se janë të gatshëm për të emigruar. 
Vetëm sezoni turistik ka kontribuar për përmirësimin e situatës, me numrin e të papunëve në sektorin e shërbimeve publike që në muajin korrik ka rënë me 37.600.
Por problemi ende për tu zgjidhur mbetet ai i të rinjve. Brenda vendit të papunët nën moshën 25 vjec janë në kuotën e 56%, niveli më i lartë në zonën euro pas Greqisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›