E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konflikti i fisit Murri ne Shkoder

Një ngjarje e rëndë do trondiste Shkodren natën e 10 Korrikut të këtij viti kur pas një konflikti mes pjestarëve të një fisi në Vukatanë të Shkodres mbeti i vrarë Gjin Muri 33 vjec dhe u plagos vëllai i tij Aleksandri, ndërsa autoret e ngjarjes ishin Nik Muri dhe djali i tij Gjini.

Marku tashmë ka vetëm kujtimin e të birit te tij Gjinit, ndërsa sqaron gjithë ngjarjen se si ka nisur konflikti.

Ai bën fajtor vëllanë e tij Nikun pasi I biri ka qenë vetëm zbatues I urdhërave të tij. Në seancën gjyqësore të masës së sigurisë Gjin Muri pranoi autorësië e vrasjes.

Gjin Muri kishte 6 muaj i martuar dhe po ndërtonte shtëpinë e re për vete dhe nusen. Kjo e fundit sipas zakonit është ndarë dhe ktheyr tek familja e saj, ndërsa në shtëpi ruhen si relike kujtimet për të Gjin Murin.

Ai nuk do kërkoj të marr hak, por kërkon vetëm zbatimin e ligjit dhe vënien në vend të drejtësisë.

Tashmë cdo gjë është nxjerrë në shitje, shtëpia. prona dhe automjeti i sjellë nga Greqia një vitë më parë. Vendi ku ka mbetur i vrarë Gjin Muri është një varrë I hapur për këtë familje e cila tashmë është drejtë zhvendosjes nga ky vend.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›