E Diel, 1 Nëntor 2026

MPB-ja shkel ligjin

Ministria e Punëve të Brendshme ka disa vjet që po bën shkelje ligjore nëpermjet një udhëzimi administrative lidhur me sigurinë në komunikacionin rrugor. Kërkesa që del nga Udhëzimi Administrativ nr. 23/2008- MPB që një person me rastin e aplikimit për patent shoferi të prezantojë edhe certifikatën se nuk është nën hetime, po vlerësohet nga gjykata si kërkesë e kundërligjshme, shkruan Koha Ditore. 

Kryetari I Gjykatës Themelore të Prishtinës, Hamdi Ibrahmi, ka bërë të ditur se një kerkesë e tillë është e kundërligjshme, ngase një person mund të jetë nën hetime për një vepër tjetër që nuk lidhet me komunikacionin dhe për shkak të kësaj procedure ai të privohet nga e drejta e tij për t’u pajisur me një dokument siç është patenta e shoferit.
“Praktika që qytetarët të privohen nga e drejta në oajisjen me patent shoferi për arsye se ndaj tyre zhvillohet ndonjë procedurë kundërvajtëse ose penale që s’ka lidhje me vepra penale lidhur me komunikacionin duhet të ndërpritet”, ka thënë Ibrahimi.

Ai ka thënë se gjykatat duhet të përcjellin tek organi kompetent çdo vendim të formës së prerë me të cilin një personi i është shqiptuar masa e ndalimit të automjetit, I është ndaluar marrja e patent shoferit ose që me vendim I është marr patenta e shoferit.

“Çdo kërkese tjetër me të cilën kushtëzohet lëshimi I patentës së shoferit rezulton se është e kundërligjshme”, ka theksuar Ibrahimi./Koha Ditore/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›