Futbolli si cirk

Komentet e reprezentuesit spanjoll erdhën pas polemikave të reja në përfundim të barazimit 1-1 mes Barcelonës dhe Valencias në Mestalla të mërkurën mbrëma, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Copa del Rey.
Barcelona ishte me fat që mbeti me 11 futbollistë në fushë, pasi portieri Jose Manuel Pinto i shpëtoi përjashtimit, edhe pse luajti me dorë jashtë zonës së tij në minutën e 18-të.
Los Che protestuan ashpër ndaj vendimit të gjyqtarit për mospërjashtimin e Pintos, kurse Pique ka kritikuar ashpër pluhurin e krijuar rreth arbitrave. “Jemi duke u kushtuar më tepër rëndësi gjyqtarëve se futbollistëve. Jemi duke e shndërruar futbollin në një cirk”, tha Pique për AS.com.
“Ne dominuam ndeshjen, ishim të fuqishëm në mbrojtje, por nuk mund të fitohet gjithmonë. Kishim rastet tona dhe në fund të fundit 1-1 është rezultat i mirë para ndeshjes së kthimit në Nou Camp”, përfundoi ai.