Cole dëshiron të bëhet trajner

Mesfushori i Lille, Joe Cole ka pranuar se dëshiron të bëhet trajner pas përfundimit të karrierës si futbollist.
30 vjeçari iu bashkua skuadrës kampione nga Ligue 1 në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës, pas kalimit të gjithë karrierës së tij të mëhershme në Angli. Puna me trajnerin Rudi Garcia në Lille e ka bërë të mendojë për punën e mëpastajme në bankinë.
“Duke parë Rudin se si udhëheq ekipin, kjo m’i ka hapur sytë dhe më ka shtuar dëshirën që një ditë të bëhem trajner”, tha Cole për L’Equipe.