Kryeushtaraku izraelit mbron sulmin ndaj humanitarëve

Jerusalem, 11 gusht - Shefi i forcave të armatosura të Izraelit, Gabi Ashkenazi ka mbrojtur të mërkurën përdorimin e të shtënave vdekjeprurëse nga trupat e tij, kur sulmuan flotën me ndihma humanitare turke që ishin nisur për në Gazë. Gjatë këtij sulmi u vranë 9 aktivistë propalestinez. Pasi dha betimin para komisionit pesanëtarësh izraelit që po heton ngjarjen e 31 majit të këtij viti, shefi i armatës tha se komandot zbritën në anije vetëm pasi një nga ushtarët u gjuajt me armë nga njëri prej aktivistëve propalestinezë.
Komisioni, pjesë e të cilit janë edhe dy vëzhgues ndërkombëtarë, ka mandatin të ekzaminojë legjitimitetin ndërkombëtar të bastisjes dhe bllokadës që i është vënë territorit palestinez, i cili kontrollohet nga Hamasi.
Një hetim i ushtrisë izraelite tashmë ka nxjerr në pah se ka pasur gabime në planifikimin dhe ekzekutimin e operacionit. Hetime të ndara po bëhen në të njëjtën kohë edhe nga OKB-ja dhe Turqia.