E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amerikanët të mbesin në Irak deri më 2020

Bagdad, 11 gusht - Një zyrtar i lartë i ushtrisë së Irakut ka deklaruar se vendi i tij ka nevojë për ndihmën amerikane edhe për një dekadë tjetër, kohë e nevojshme që ushtria irakiane të jetë në gjendje që të sigurojë Irakun në mënyrë të pavarur.
 
Shefi i Shtabit të Ushtrisë së Irakut, gjeneral lejtnant, Babaker Zebari deklaroi për agjencinë franceze të lajmeve AFP se problemi do të nisë pas 2011-ës, pasi ushtria irakiane do të jetë e gatshme vetëm më 2020.
 
SHBA-të kanë njoftuar se presin që trupat luftarake të tyre t’i japin fund operacioneve më 31 gusht si dhe të ul numrin e ushtarëve në 50 mijë trupa, transmeton REL.
 
Momentalisht në këtë vend janë të stacionuar 64 mijë ushtarë. Zebari gjithashtu tha se nëse do e pyeste atë dikush për tërheqjen e trupave, ai do ju thoshte politikanëve që ushtria amerikane duhet të qëndrojë në Irak derisa ushtria irakiane të jetë tërësisht e krijuar më 2020. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›