E Shtunë, 31 Tetor 2026

Toyota pezullon eksportin në Iran

Tokio, 11 gusht - Gjiganti japonez i automobilave, Toyota njoftoi sot se ka pezulluar eksportin e veturave drejt Iranit. Kompania ka marrë këtë vendim në zbatim të sanksioneve ndërkombëtare kundër Teheranit, transmeton Start.

"I kemi ndërprerë eksportet me destinacion Iranin, duke marrë parasysh situatën ndërkombëtare", njoftoi kompania në një komunikatë.

"Toyota gjykoi që nëse kompania do të vazhdojë të eksportojë drejt Iranit, ndaj të cilit janë forcuar së fundmi masat shtrënguese, ajo nuk mund të përjashtojë pasoja të pakëndshme ndaj saj në SHBA", thuhet në gazetën ekonomike "Nikkei", që citon një burim të afërt me çështjen.

Për Toyotën tregu iranian nuk është aq i rëndësishëm, pasi në të eksportohen shumë pak automjete (4 000 në vitin 2008, 250 në vitin 2009 dhe 220 nga janari deri në maj të vitit 2010).

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›