E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fillojne rreshjet e bores

Temperatuart jane ulur menjehere duke sjelle dhe rreshjet e para te debores.Ndryshimi i motit i ka gjetur te papergatitur shume banore ne juglindje te vendit. Mengjesi i se martes ka ardhur me rreshje debore ne zonen e Korces, Kolonjes dhe Pogradecit, por situata eshte krejt normale.Sipas burimeve ne qytetin e Korces debora ka nje trashesi prej 3 centimetrash, ndersa ne male rreshjet kane arritur ne 5 centimetra. Pas rreshjeve shtabi i emergjences eshte mbledhur ne qytetin e Korces, dhe pas informacioneve te marra ne komunat e ketij qarku rezulton se nuk asnje problem. Automjetet vijojne te levizin lirisht ne te gjitha zonat e rajonit te Korces.Sipas meteorologeve, ulje te temperaturave do te kete deri ne fund te javes.Cdo dite, parashikohet te kete ulje mesatare prej 3 gardesh te temperaturave.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›