E Shtunë, 31 Tetor 2026

QSUT; Shpenzimet, gjysmë milionë lekë për kurimin e çdo pacienti

Një ditë shtrimi në qendrën më të madhe spitalore, “Nënë Tereza” i kushton shtetit nga 3 mijë lekë të reja deri në 216 mijë lekë. Varieteti i shërbimeve që ofron ky spital bën edhe diferencën e shpenzimeve që duhet të kryejë shteti për t’i ofruar secilit pacient kurën trajtuese pranë këtyre shërbimeve. Zyra e Llogaritjes së Kostos në QSUT ka bërë të ditur se shpenzimet që kryen shteti për një ditë shtrimi të pacientit pranë këtij spitali, ka variacion nga 3 mijë lekë të reja deri në 216 lekë të reja. Kjo zyrë bën të ditur se sipas shërbimeve dhe klinikave që ofrohen në këtë spital, edhe shpenzimet janë të ndryshme. Shërbimi i Onkologjikut, i cili trajton pacientë të sëmurë me kancere të ndryshme, të cilëve u nevojitet kimioterapia, kjo kurë është mjaft e shtrenjtë dhe i kushton shtetit një ditë shtrimi 211 mijë lekë të reja, ndërsa për shtatë ditë 2 milionë e 600 mijë lekë të vjetra. Të sëmurët, të cilët trajtohen në këtë shërbim, kurohen me medikamente tejet të shtrenjta si citostatikët, duke shtuar edhe trajtimin që u bëhet atyre me rreze. Një ditë shtrimi në shërbimin e Kirurgjisë ka një kosto prej 216 mijë lekësh të reja, ndërsa për shtatë ditë qëndrimi në këtë pavijon kostoja llogaritet të jetë 201 mijë lekë të reja. Në shërbimin e Hematologjisë, i cili trajton pacientë të sëmurë me sëmundjet e gjakut, shteti shpenzon 20 mijë lekë të reja për një ditë shtrimi, ndërsa për qëndrimin e tij për shtatë ditë, ai derdh një shpenzim prej 158 mijë lekësh të reja shtrimi. Shërbimi i Hematologjisë dhe shërbimi i Onkologjikut kanë kostot më të larta që ofrohen në spitalin “Nënë Tereza”. Në spitalin e Pediatrisë në shërbimin e Reanimacionit të Pediatrisë për një ditë shtrimi në këtë shërbim shteti paguan 15 mijë lekë të reja dhe për shtatë ditë shtrimi 115 mijë lekë të reja. Zyra e Llogaritjes së Kostos në QSUT bën të ditur se shpenzimet që jep shteti për të shtruarit nëpër shërbime të ndryshme të këtij spitali janë në varësi të sëmundjeve që kërkojnë të trajtojnë. Kjo vjen për shkak se jo të gjitha shërbimet kanë një kosto të lartë. Kjo zyrë bënë të ditur se ndër shërbimet më të lira që ofrohen në QSUT janë shërbimi i Dermatologjisë dhe ai i Reumatologjisë. Shërbimi i Dermatologjisë për një ditë shtrimi ka një kosto prej 3 mijë lekësh të reja dhe për shtatë ditë qëndrimi 35 mijë lekë të reja. Ndërkohë që për shërbimin e Reumatologjisë shteti jep 3 mijë lekë të reja në ditë. Gjithashtu, shërbimi i gojës, pra ajo raciale, ka një kosto disi të ulët, deri në 3 mijë lekë të reja.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›