Juridiku, studentët sërish në protestë, kërcënojnë me bojkotim
Studentët e Drejtësisë kanë protestuar dje për situatën, në të cilën gjendet ndërtesa ku strehohet Fakulteti i Drejtësisë. Godina, që ka plasaritje të theksuara, është kthyer në një rrezik, sipas studentëve, të cilët kanë kërkuar ndërhyrje. Ata u shprehën se duhet gjetur një zgjidhje sa më e shpejtë, në mënyrë që të mos rrezikohen jetët e studentëve. Sakaq, rektorati i Universitetit të Tiranës ka paditur firmën ndërtuese, por ende nuk i është dhënë asnjë përgjigje zyrtare. Sipas të pranishmëve në grevë, aktualisht është vështirë të kryhet mësim në krah të plasaritjeve që ka pësuar godina. Ndërkohë që Ministria e Arsimit nuk ka lëvruar ende një fond të posaçëm për të rikonstruktuar ndërtesën apo për të ndërtuar një të re.
Situata
Në muret e Fakultetit të Drejtësisë, sidomos në katet e para, të çarat e krijuara nga plasaritja e betonit janë të dukshme. Vrima të mëdha në faqet ballore të mureve kanë krijuar panik mes studentëve, të cilët i frikësohen një shembjeje të ndërtesës. Ata protestuan për herë të parë pak ditë më parë, pas shembjes së pallatit në Gjirokastër, duke treguar se rreziku është i dukshëm.
“Nuk po kuptojmë si mund të vijohet me një situatë të tillë mësimi. Muret janë të shkatërruar dhe godina mund të shembet nga çasti në çast”, – u shprehën përfaqësuesit e protestuesve, duke kërkuar reagimin e menjëhershëm të strukturave shtetërore, në mënyrë që të mos vendoset në rrezik jeta e asnjë studenti e pedagogu. Sipas tyre, Ministria e Arsimit duhet të gjejë një godinë me qira, ose të ndërtojë një të re.
Padia
Prej muajsh, Universiteti i Tiranës ka depozituar në Prokurorinë e Përgjithshme një padi ndaj firmës ndërtuese të ndërtesës ku strehohet Fakulteti i Drejtësisë, për plasaritjet e mëdha që janë në muret e objektit. Deri tani, sipas përfaqësuesve të universitetit, prokuroria nuk ka dhënë asnjë përgjigje, e për më tepër nuk ka dërguar asnjë ekspert për të verifikuar situatën e krijuar.
Universiteti i Tiranës ka kërkuar gjithashtu fonde për një godinë të re për Fakultetin e Drejtësisë, jo vetëm për shkak të plasaritjes, por edhe për shkak të mbipopullimit të godinës aktuale, ku strehohet Fakulteti i Drejtësisë dhe ai i Shkencave Sociale. Por, deri tani një fond i tillë nuk është akorduar nga buxheti i shtetit, duke e lënë situatën e krijuar në mëshirë të fatit.