Spanja, gjithmonë favorite

Legjenda portugeze, Luis Figo ka thënë se Spanja është favoritja kryesore për ta fituar Euro 2012 bazuar në paraqitjet e saj në vitet e fundit. Spanja mund të bëhet ekipi i parë në histori që fiton dy herë radhazi Evropianin, dhe Figo mendon se skuadra e Del Bosques do të jetë pretendenti kryesorë për të fituar Euro 2012 që do të mbahet në Poloni dhe Ukrainë.
“Është e qartë se Spanja është favoriti kryesorë për të fituar titullin gjatë kësaj vere, bazuar në ndeshjet e saj në vitet e fundit. Sipas mendimit tim, Spanja është gjithmonë favorite edhe pse ju nuk e dini kurrë se çfarë do të ndodhë në fushë”, tha Figo për Radio Marca. 39-vjeçari foli edhe për zhvillimet e fundit në La Liga, dhe shprehi zhgënjimin e tij për mungesën e konkurrencës.
“Më mungon koha kur kishte më shumë ekipe që luftonin për titullin e La Ligas. Tani janë vetëm Real Madridi dhe Barcelona”, tha në fund Figo. Valencia ka përfunduar e treta këtë edicion në La Liga, me 30 pikë mbrapa Barcelonës që ishte e dyta dhe 39 pikë mbrapa Realit që ishte kampion.