E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fillon: Pas GJND-s, bisedimet Prishtine-Beograd

Kryeministri i Francës, Francois Fillon, vlerëson se pas mendimit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, do të nisë gradualisht dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Sipas RTK-së, Fillon, në konferencën ndërkombëtare të liderëve të Evropës dhe Amerikës Veriore “Samiti i Kroacisë 2010” në Dubrovnik, vlerësoi se vendimi që pritet të japë GJND-ja do të lehtësojë dialogun mes dy vendeve.

Ai ka deklaruar se ky dialog do të sjellë qetësi në këtë pjesë të Evropës dhe do të forconte stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›