E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci: Shkmbim territoresh? Ide e keqe

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi deklaron se vendi i tij nuk do të marrë në konsideratë asnjë ide për shkëmbim territoresh me Serbinë, për të zbutur tensionet në rajon.

"Një hap i tillë mund të ketë pasoja të gjera negative", tha Thaci për agjencinë Reuters, cituar nga Telegraf.

Sipas tij, ideja për shkëmbim territoresh është shumë e keqe, ndërsa qëllimi i kryeministrit mbetet integrimi në strukturat euro-atlantike.

“Nëse tolerojmë ndryshimin e kufijve, atëherë do të ketë një efekt zinxhir dhe pasoja për tërë rajonin. Pasojat do të ndihen në Maqedoni, Kosovë, Serbi, Mal të Zi dhe Bosnjë. Secili vend i rajonit ka Mitrovicën e vet”, u shpreh Thaçi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›