E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fillon aplikimi i të verbërve për realizimin e të drejtave të tyre

Në kuadër të zbatimit të ligjit për të verbëritë, qytetarët e verbër nga sot do të aplikojnë në Shoqatën e tyre për realizimin e të drejtave sipas kritereve të parapara me ligj, në të cilin parashihet që tash e tutje të marrin nga 100 euro.

Përfaqësuesi i Shoqatës së të Verbërve të Kosovës, Mexhit Foniqi ka thënë se me këtë ligj janë munduar të jenë të barabartë me të gjithë qytetarët e Kosovës.

Sipas tij, përkundër asaj se të gjitha ministritë janë të obliguara të hartojnë udhëzime për zbatimin e këtij ligji, ministritë ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë, transmeton RTK.

Ai tha se ligji është i favorshëm për këtë kategori, pasi që mbron të verbëritë dhe ata me aftësi të kufizuara nga diskriminimi, por gjithashtu edhe obligon të gjitha kompanitë që kanë mbi 50 punëtor që të kenë të punësuar nga një person prej këtyre kategorive. Ndryshe, deri më tash të verbëri kanë marr nga 60 euro. /Indeksonline/ 
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›