E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE: Vendet e Ballkanit të arrestojnë zyrtarët e korruptuar

Brukseli po ushtron presion ndaj vendeve të Ballkanit perëndimor për të arrestuar dhe vënë para drejtësisë zyrtarët e akuzuar për korrupsion.
 

Lajmi bëhet I ditur nga agjencia e njohur "Associated Press" në një shkrim të botuar në disa nga mediat më të njohura në botë.
 

Agjencia flet për presion të rritur të Brukselit pas dështimit me Rumaninë e Bullgarinë dhe jep shembujt e arrestimeve në Kroaci e largimin e kryeministrit malazez.
 

AP thotë se në zyrat e Sanader në Kroaci shkonin thasë me para. Sipas saj, analistët në rajon janë të bindur që do ketë arrestime të niveleve të larta edhe në shtete të tjera.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›