Pentagoni nuk ndryshon planin për tërheqje nga Iraku
Departamenti i Mbrojtjes në SHBA tha se tërheqja e planifikuar e forcave amerikane nga Iraku mbetet e pandryshuar dhe nuk është shtyrë për shkak të dhunës apo vështirësive për formimin e qeverisë së re në Irak.
Zëdhënësi i Pentagonit, Joff Morrell, u tha gazetarëve se ushtria e SHBA-së ka rreth 94mijë ushtarë të stacionuar në Irak dhe se do t’i reduktojë në 50mijë numrin e ushtarëve deri në shtator, pikërisht ashtu siç është zotuar presidenti amerikan, Barack Obama.
Morrell shtoi se numri i ushtarëve amerikanë në Irak pritet të bjerë në 91mijë deri në fund të këtij muaji.
Në anën tjetër, një këshilltar i lartë i presidentit Obama tha se SHBA-ja ja ka bërë të qartë Rusisë se shitja e sistemit kundërajror Iranit do të kishte ndikim serioz në marrëdhëniet mes Washingtonit dhe Moskës.
Geri Samor, koordinator për kontrollin e armatimit në Shtëpinë e Bardhë, tha se ai do të befasohej nëse Rusia do t’ia dërgonte Iranit sistemin mbrojtës kundërajror S-300, të cilin Teherani e ka porositur në vitin 2007.
Sistemet S-300 janë të afta të rrëzojnë aeroplanë, raketa kryqëzore dhe raketa balistike.
State Departamenti amerikan gjithashtu njoftoi se qeveria amerikane po e konsideron përfshirjen e talebanëve në Pakistan në listën e organizatave terroriste.