Qytetarët "Alo 808",Askush nuk përgjigjet
08/02/2005 Bashkia, në dispozicion të qytetarëve, një numër falas
Nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 22 të pasdites një numër falas për qytetarët e Tiranës, të cilët mund të pyesin lidhur me shqetësimet e tyre dhe punonjësja në anën tjetër të telefonit do të kthej përgjigjet e duhuara. 808 është numri i vënë në shërbim. Dje shumë qytetarë e provuan këtë numër, përfshirë dhe gazeta "Metropol", zilja binte, por receptorin nuk e ngriti kush. Që ditën e parë ky shërbim nuk funksionoi, kjo pasi nuk kishte asnjë punonjëse në zyrë.
“Në bashkëpunim me zyrën e Kombeve të Bashkuara, ne po hapim një shërbim të ri, i cili do t'u bëjë të mundur qytetarëve që nëpërmjet një numri të verdhë falas të marrin informacion përtej orarit zyrtar, lidhur me gjithçka ata duan të dinë dhe të bëjnë nga Bashkia e Tiranës. Besoj se ky është stad i ri, i cili rrit cilësinë e shërbimeve tona ndaj qytetarëve, rrit komunikimin me qytetarët, dhe natyrisht i lehtëson të gjitha procedurat dhe të gjitha problemet e tyre për shkak se i jep mundësinë të dinë që përpara se ku duhet të drejtohen dhe se si do ta bëjnë këtë gjë”, tha kryetari i Bashkisë, Edi Rama. Synimi i Qendrës Operatore është të jetë sa më pranë qytetarëve me mënyrat më të favorshme për ta, duke mundësuar lehtësimin e punës për shumë qytetarë që nuk kanë mundësi të vijnë disa herë për të marrë një shërbim nga Bashkia, arritja e një numri sa më të gjerë qytetarësh që mund t'i shërbejmë; marrja e informacioneve për shërbimet që ofron Bashkia në kohë më të shpejtë etj.