E Diel, 1 Nëntor 2026

Veri, pa mësim 15 mijë nxënës

08/02/2005  Ministria e Arsimit liberalizon urdhrin: kudo ku është e pamundur të mos bëhet mësim

Në Qarkun e Kukësit, mbi 70 për qind e nxënësve s'janë në shkollë

Mësimi nuk vazhdon në më tepër se gjysmat e fshatrave të rretheve të veriut. Ndërkohë që Ministria e Arsimit ka vendosur që mësimi të ndërpritet kudo ku nuk janë të hapura rrugët dhe ku është e pamundur që fëmijët të shkojnë deri në shkollë. Para dy javësh Ministria e Arsimit nxori urdhrin që mësimi të ndërpritet deri më 7 shkurt, ndërsa tani u la në dorë të vet "motit", pra të Drejtorive Arsimore të Rretheve. Deri para një jave, nuk bënin mësim 35 mijë fëmijë të nxënësve në këto shkolla, ose 70 për qind e tyre. Në Qarkun e Kukësit, për shkak të temperaturave nën -20 gradë, nuk zhvillohet mësim në komunat e Bushtricës, Kalisit, Cajës, Ujmnisht, Tërthore, Surroj, Arren pjesë e rrethit të Kukësit, Gjinaj në rrethin Has dhe Lekbibaj e Bytyç në rrethin

e Tropojës.

Kukës

Në shkollat e këtyre komunave janë paraqitur në shkollë më pak se 30% të numrit të përgjithshëm të nxënësve. Janë dëmtuar nga dëbora çatitë e shkollave në Goshtenjë-Kalis, shkolla e ciklit të Ulët, Belë në rrethin e Kukësit, shkollat e Ciklit të Ulët Perollaj e Pusi i Thatë, në rrethin Has dhe Salcë në rrethin e

Tropojës. Për shkollat e Qarkut Shkodër, përfshirë këtu edhe

rrethin e Pukës, Malësi e Madhe, sipas informacioneve të mbërritura në Ministrinë e Arsimit, gjendja paraqitet më e normalizuar për sa i përket dëmtimeve dhe pjesëmarrjes në mësim në rrethin e Pukës.

Pukë

Dje në këtë rreth vazhdonte mësimi në komunën Qerret, në komunën Rrape që ka 50 nxënës dhe në shkollën Kryezi, që ka 160 nxënës të komunës Qafë e Malit, gjithashtu në shkollat e qytetit të Pukës ku ka 870 nxënës dhe Bashkisë Fushë-Arrës, ku ka 760 nxënës mësimi vazhdon normalisht si në ditët e mëparshme, po kështu edhe në Komunën Gjegjan, që ka 180 nxënës, vazhdon mësimi. Për sa i përket dëmtimeve, sipas informacioneve, rezulton se janë dëmtuar çatitë, pikërisht me llamarinë në shkollat Vrith që ka 56 nxënës, në Bushat që ka 50 nxënës, në Berishë e Vogël, ku ka 80 nxënës dhe në Apripe e Gurit, ku ka 38 nxënës. Në këtë rreth zyrat arsimore Pukë dhe organet e qeverisjes vendore po bashkëpunojnë në të gjitha drejtimet për të realizuar një funksionim më të mirë

të procesit mësimor.

Malësi e Madhe

Në rrethin Malësi e Madhe vazhdon ndërprerja e mësimit. Në Komunën Kelmend vazhdon ndërprerja e procesit mësimor në shkollat Vermosh që ka 80 nxënës, Qafa e Bordolecit, që ka 38 nxënës, shkolla e Vuklit, që ka 230 nxënës, po kështu edhe në Komunën Shkrel, në shkollën Boge 83 nxënës janë pa mësim, në shkollën Xhaj janë 67 nxënës pa mësim, gjithashtu mësimi vazhdon të mos zhvillohet në një shkollë të Komunës Kastrat, në shkollën Bratosh që ka 130 nxënës. Në këtë rreth nuk ka dëmtime të shkollave në

asnjë komunë të tij.

Shkodër

Në rrethin e Shkodrës situata vazhdon mosfunksionimi i mësimit si ditët e mëparshme për Komunat Shalë që ka 750 nxënës, shkolla e Mesme e Bashkuar ka 280 nxënës që nuk zhvillojnë mësim, në Shosh që ka 134 nxënës, shkolla Palaj Shosh që ka 69 nxënës nuk frekuentohet nga 16 nxënës, në Pult që ka 427 nxënës nuk zhvillohet mësim, në Temal që ka 410 nxënës nuk zhvillohet mësim, gjithashtu në komunën Shllak që ka 164 nxënës nuk zhvillohet mësim, shkollën Kroni i Madh ka rënie çatie dhe këtu ka 14 nxënës që nuk zhvillojnë mësim, në Kodërnikaj që ka 51 nxënës, në Barcollë që ka 30 nxënës që nuk zhvillojnë mësim. Mbi dëmtimet në komunat e tjera nuk ka ende informacione.

Lezhë

Në Qarkun e Lezhës nuk ka filluar mësimi në shkollën e komunës Xonaj, Komuna Fane me 72 nxënës. Objekti i kësaj shkolle është dëmtuar nga reshjet e dëborës dhe po merren masat që mësimi të vijojë në objekt tjetër. Mësimi është ndërprerë edhe në shkollën 9-vjeçare Merkuth, Koumna, Selitë me 17 nxënës. Po ashtu është

dëmtuar rëndë godina e shkollës 9-vjeçare Xhuxhe, komuna Fane.

Dibër

Në Qarkun e Dibrës nuk zhvillohet mësim në shkollat e komunave Lurë, Zall-Dardhë, Reç, Fushë Cidhen me 1840 nxënës gjithsej. Rezultojnë objekte shkollore të dëmtuara në Pleshtan, Radomirë, Mustafë dhe Lurë. Në rrethin e Bulqizës nuk zhvillohet mësim në

Zerqan, Lejçan,dhe në shkollën "Lagjja e Re”. Në rrethin e Matit nuk zhvillohet mësim në shkollat e Ciklit të Ulët të fshatrave Selicë, Plan i Bardhë, Zall Gjoçaj dhe Lum i Madh me 110 nxënës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›