Shpërthim granate në Tiranë
Një 29 vjeçar është ndaluar mbrëmë nga policia e Tiranës, pasi ka hedhur një granatë në një zyrë pranë stadiumit "Dinamo" në Tiranë. Ngjarja ka shkaktuar panik tek banorët e zonës, të cilët të tmerruar kanë dalë për të parë se çkishte ndodhur. Menjëherë lajmëruan policinë e Tiranës, e cila brenda pak minutash arrestoi edhe autorin, i cili dyshohet se është Elton Bendi. Mësohet se shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale në zyrat e një firme private si dhe në një farmaci aty afër. Në vendngjarje gjithashtu kanë mbërritur ekspertët e krimit kundër jetës, ku kanë mbledhur provat e para. Paraprakisht mësohet se ngjarja mund të ketë ndodhur nga konkurrenca apo hakmarrja, ndërsa granata ishte vendosur në një kovë me bojë. Vendosja në këtë mënyrë, sipas ekspertëve shtë realizuar për të bërë sa më shumë zhurmë. Oficerët e policisë kriminale thanë se, bzuar gat ë dhënat në vendngjarje hedhja e granatës është bërë për paralajmërim. Ka të dhëna se autori mund të ketë qenë në punë në një subjekt privat ku është hedhur granata. Gjithsesi burimet nga policia e Tiranës thanë se hetimet e plota për këtë ngjarje do të përcaktojë edhe motivin e vërtetë.