"Fazliç" dhe "Remzi Hoxha", Ina Rama niset drejt Anglisë
Kryeprokurorja Ina Rama ka preferuar të udhëtojë personalisht në drejtim të Anglisë, për të marrë kontakte me drejtësinë e këtij vendi, me qëllim bashkëpunimin dypalësh në disa dosje tejet "të nxehta" që po hetohen në Shqipëri. Bëhet fjalë për çështjen "Fazliç" dhe për procesin e zhdukjes së biznesmenit Remzi Hoxha. Të dyja këto hetime kanë lidhje gati direkte me njerëz të cilët aktualisht janë shtetarë të lartë të administratës. Rama është shoqëruar nga drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Olsian Çela, dhe nga drejtuesi i Prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda, Artan Bajrami. Burime zyrtare nga akuza qendrore thanë se vizita e numrit një të akuzës shqiptare është kryer me ftesë të homologut të saj anglez, Ken MecDonald, i cili gjatë muajit maj të këtij viti ishte në Tiranë, ku premtoi se do të bënte çmos që prokuroria e vendit të tij të kontribuonte maksimalisht në vënien para përgjegjësisë të disa elementëve kriminalë shqiptarë, që kanë gjetur rezidencë aty. Gjatë kësaj vizite, shefja e akuzës shqiptare nuk humbi rastin t‘i kërkonte, veç të tjerash, edhe arrestimin e një personi, i cili kishte më shumë se një dekadë që kërkohej për t‘u vënë në bankën e të akuzuarve për një çështje mjaft delikate dhe të bujshme, si ajo e zhdukjes së Remzi Hoxhës. Identiteti i rremë që përdorte kishte bërë që ai të "fshihej" mes mijëra emigrantëve shqiptarë që zbarkuan në ishullin britanik në gjysmën e dytë të viteve ‘90ë. Një muaj pas vizitës së Ken MecDonald, autoritetet angleze njoftuan Prokurorinë e Tiranës, se kishin zbuluar një emigrant shqiptar që përdorte identitet të rremë dhe që kishin dyshime të forta se ishte pikërisht i shumëkërkuari Ilir Kumbaro. Britanikët kërkuan një raport të detajuar se kush ishte Kumbaro, përse kërkohej dhe nëse ishte dënuar apo jo nga drejtësia shqiptare. Grupi hetimor i çështjes "Remzi Hoxha" hartoi një raport të hollësishëm, të cilin e dërgoi me urgjencë drejt Londrës.
Dosja "Kumbaro"
Por vizita disa ditë pas arrestimit në Angli të Ilir Kumbaros, ish-zyrtar i lartë i SHIK-ut në vitin 1995 dhe i pandehur për rrëmbimin dhe zhdukjen e Remzi Hoxhës, ka lënë të kuptohet se nuk është thjesht formale. Nga burime konfidenciale mësohet se kryeprokurorja do t‘i kërkojë zyrtarisht drejtësisë dhe më konkretisht prokurorisë angleze, që të përfaqësojë Shqipërinë dhe të kërkojë në gjykatë që Ilir Kumbaro të ekstradohet në Shqipëri, me qëllim që të marrë pjesë në seancat gjyqësore që po zhvillohen në Gjykatën e Krimeve të Rënda për dosjen "Hoxha". Për këtë çështje ka udhëtuar edhe drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Olsian Çela, dikur një nga prokurorët që ka hetuar zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas. Burime nga delegacioni shqiptar thanë se prokuroria angleze ka mirëpritur çdo kërkesë, duke premtuar se bashkëpunimet për dosje të veçanta do të vazhdojnë.
Çështja Fazliç
Por ajo çka nuk konfirmohet zyrtarisht (por janë burime konfidenciale) nga Prokuroria e Përgjithshme, është marrja e informacioneve nga pala shqiptare për personin në hetim në Shqipëri Damir Fazliç, i cili ka edhe shtetësi angleze. Për serbo-boshnjakun (dhe anglez) prokuroria shqiptare, më konkretisht Prokuroria e Tiranës, ka hapur një hetim nën akuzën e "pastrimit të parave". Por prokuroria, gjatë një vizite të Fazliçit në Shqipëri, nuk është lejuar që ta marrë në pyetje, duke u "ndaluar" nga policia. Çështja në fjalë pati përplasje të mëdha, ndërsa, nga ana tjetër, akuza bllokoi disa prej firmave të shtetasit Fazliç në Shqipëri. Ky i fundit, gjatë një deklarate publike, theksoi se ka pasuri të paluajtshme dhe se nuk ka kryer asnjë krim. Duket se deklarata e "mikut" të Kryeministrit Sali Berisha ka ndikuar edhe te prokuroria shqiptare, e cila pritet të marrë kontakte mbi aktivitetin e z. Fazliç në Angli. Bisedimet duket se do të saktësojnë edhe thashethemet në Shqipëri, të cilat flasin se Fazliç bën pjesë edhe në shërbimet sekrete angleze.
Precedenti
Takimi Rama-MecDonald solli dy pedofilët në Shqipëri
Kryeprokurorja Ina Rama deklaroi disa muaj më parë së bashku me homologun britanik, se është rënë dakord për ekstradimin e dy shtetasve anglezë, të cilët akuzohen për abuzime me të mitur në fondacionin "Fëmijët e tij". Sipas numrit një të akuzës, drejtësia angleze ka miratuar kërkesën e drejtësisë shqiptare për të sjellë në bankën e të akuzuarve Robin Arnold dhe Dino Kristodulu. "Dua të veçoj disa bashkëpunime që kanë pasur rezultate të frytshme, si për shembull miratimi i kërkesës për ekstradimin në Shqipëri të shtetasve britanikë, Dino Kristodolu dhe Robin Xhejms Arnold, të cilët janë akuzuar dhe janë duke u proceduar nga prokuroria shqiptare së bashku me shtetasin tjetër britanik, Devid Xhon Braun, për marrëdhënie seksuale apo homoseksuale me të mitur", tha kryeprokurorja në një dalje publike. Pas deklaratës, nuk kaloi shumë kohë dhe në Shqipëri mbërritën dy pedofilët. Ndërsa MecDonald shtoi se është rënë dakord mbi ekstradimin e shtetasve shqiptarë Edmond Ulaj, Gëzim Çala, Bashkim Xhika, si dhe për ekzekutimin e një sërë letër-porosive të ndërsjella, duke veçuar bashkëpunimin për zbardhjen e çështjes së regjistruar në Prokurorinë e Rrethit të Durrësit, në ngarkim të shtetasit Rizvan Matranxhi, i akuzuar për vrasje, ku britanikët shpenzuan 1 milion dollarë.