Fillon në Greqi gjyqi mbi vrasjen e Vullnet Bytyçit
24/02/2005 Ka nisur dje në Kostur, Greqi, në gjykatën e kundravajtjeve, gjyqi kundër rojes kufitare, që vrau më 23 shtator 2003, 18-vjeçarin Vullnet Bytyçi. Pikërisht nisja e këtij gjyqi ka detyruar drejtuesit e Komitetit Shqiptar të Helsinkit dhe përfaqësuesin e Helsinkit grek, Panajot Dimitras, të dalin në një takim me median dhe të dënojnë ashpër mënyrën e procedimit dhe racizmin grek ndaj shqiptarëve. 18-vjeçari Bytyçi u qëllua pas koke dhe u vra nga një punonjës i policisë greke, afër pikës së kontrollit në Kapshticë, ndërkohë që po përpiqej t'i shpëtonte arrestimit. Katër shqiptarë që po udhëtonin me Bytyçin, u arrestuan e më pas u liruan për t'u kthyer më vonë në Shqipëri. Por këta dëshmitarë okularë, Alfred Metaliaj, S.Metaliaj, Beqir Osman Metaliaj dhe Bilbil Metaliaj, nuk janë lejuar të shkojnë në Greqi dhe të pyeten si dëshmitarë në proces. Autoritetet greke pas vrasjes deklaruan se, polici i rojes kufitare që qëlloi mbi Bytyçin, do të gjykohet sipas ligjeve të këtij vendi. Por, sipas përfaqësuesve të KSHH-së, autoritetet e kanë ndryshuar akuzën e tij. Fillimisht, ai është akuzuar për krimin e vrasjes nga pakujdesia, ndërsa tani është duke u gjykuar vetëm për një kundravajtje. Një apel është bërë edhe për moslejimin e familjarëve të viktimës në proces. Përfaqësuesit e Helsinkit dhe vëzhguesit e Helsinkit grek, këtë gjyq e quajnë të padrejtë.
Problemet
Nga ana e përfaqësuesve të Helsinkit shqiptar, u deklarua se, aktualisht, kanë filluar hetimet për 49 raste të dhunës fizike të ushtruar në kufi dhe brenda territorit të Greqisë. Një nga pikat kryesore, e cila ende nuk po gjen zgjidhje, është racizmi i theksuar që grekët shfaqin ndaj shqiptarëve. Këtë fakt e pohoi edhe përfaqësuesi i Helsinkit grek para mediave. Panajot Dimitras, tha dje se ndihej i turpëruar që vendi i tij ishte dënuar disa herë nga Gjykata e Strasburgut. Po kështu, ai tha se, shqiptarët dhe në mënyrë të veçantë romët në Greqi, diskriminohen. Edhe për gjykatat greke, Dimitras u shpreh se, nuk janë objektive në gjykim. Ai tha se shqiptarët e pafajshëm duhet të trajtohen si të tillë, ndërsa ata që janë fajtorë duhet të dënohen njëlloj si edhe grekët. Shqiptarët, tha Dimitras, përballen me paragjykime dhe stereotipe, edhe pse situata në disa raste paraqitet e përmirësuar. Përfaqësuesit e Helsinkit, thanë dje se përvojat e fundit që kanë të bëjnë me keqtrajtimin, zhdukjen ose goditjen e rëndë të shqiptarëve dhe që kanë rënë në duart e autoriteteve greke, kanë treguar se shpesh këto çështje duhen denoncuar pranë Këshillit të Evropës ose OKB-së. Rastet kur autoritetet greke kanë shkelur ligjin, janë të shumta.
Më 23 shkurt 2005, gjyqi i rojes së kufirit grek, që vrau 18-vjeçarin Vullnet Bytyçi, do të zhvillohet pa praninë e dëshmitarëve.
Hetimi i rastit të Gramoz Palushit, të vrarë nga një racist pas ndeshjes së futbollit Shqipëri–Greqi, në shtator 2004, duket se ka gjetur një vlerësim komod psikiatrik të autorit.
Punonjësi i policisë që vrau Gentian Çelnikun, në nëntor 2001, u lirua, sepse gjykata pranoi një version alogjik, atë të goditjes aksidentale.
Deportimi i 10-vjeçarit, Elvis Gjoni, në tetor 2000, i cili u gjet i paligjshëm nga Avokati i Popullit i Greqisë, nuk u hetua kurrë nga policia dhe avokatëve të Elvisit i janë refuzuar dosjet dhe padia për kompensim nuk ka marrë kurrë një datë për seancë dëgjimore, për afro tre vjet.
Greqia, në kundërshtim me rekomandimet e OKB-së, po refuzon t'u njohë romëve shqiptarë me qëndrim të ligjshëm mbrojtjen që u jep romëve grekë. Rasti më i fundit është ai i 502 fëmijëve shqiptarë të rrugëve, që u zhdukën midis 1998–2002, ndërkohë që ishin në duart e autoriteteve greke.