E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zvarritjet me dosjest, KLD grup pune për vlerësim

24/02/2005  Pika kryesore e diskutimit në mbledhjen e radhës të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, zhvilluar dje, ishte ajo e programit të masave ndaj rekomandimeve të organizmave ndërkombëtarë për gjyqësorin shqiptar. Raporti i pregatitur nga OSBE-ja për Gjykatën e Krimeve të Rënda dhe atë të Shkallës së Parë, bëri që KLD-ja të reflektojë dhe të diskutojë për të gjitha problemet që kanë dalë. Një nga problemet kryesore është zvarritja e procesve gjyqësore. Megjithëse materiali bën fjalë për dy gjykata, nga ana e KLD-së do të ngrihen grupe pune, për të bërë të ditur problemet në të gjitha gjykatat e vendit. Gjithashtu, në këtë mbledhje, Këshilli i Lartë i Drejtësisë shqyrtoi Projektsistemin e Vlerësimit Profesional dhe Moral të Gjyqtarëve, i cili është duke u hartuar në bazë të një Vendimi të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në bashkëpunim me ekspertët e Këshillit të Evropës. Këshilli i Lartë i Drejtësisë vëren se në lidhje me disa probleme që ngrihen në raport, janë propozuar një sërë masash dhe disa probleme të tjera janë zgjidhur si pasojë e veprimeve konkrete, të ndërmarra gjatë vitit të kaluar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›