E Diel, 1 Nëntor 2026

PD: Berisha s’ka pranuar një President jopolitik nga PS

“Sot e përditshmja "Gazeta Shqiptare" hapet me germa kapitale me titullin "Berisha pranon një emër jo politik nga Partia Socialiste si kandidaturë për postin e Presidentit. Zëdhënësja e Partisë Demokratike sqaron se ky është një trillim i mirëfilltë pasi në asnjë nga deklaratat e Kryeministrit dhe Kryetarit të Partisë Demokratike zotit Berisha nuk ekziston një deklarim i tillë”, thekson reagimi.

Pasditen e së enjtes, Partia Demokratike mblodhi kryesinë e saj për të mandatuar kryetarin Berisha, sekretarin e Përgjithshëm, Ridvan Bode dhe anëtarin Edmond Spaho, për t’u angazhuar për procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri të vendit. /S.Ll/Start/

                                                                                             2012-05-25 14:51
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›