E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fillon punimet Samiti Ndërkombëtar i Gruas

Sot në Prishtinë i fillon punimet Samiti Ndërkombëtar i Gruas, me temën “Partneriteti për ndryshim - fuqizimi i gruas”, që organizohet nga Presidentja Jahjaga, me mbështetjen e USAID-it dhe NDI-së.

Ceremonia e hapjes së Samitit, i cili do të zhvillojë punimet për tri ditë me radhë, do të zhvillohet ditën e enjte, me fillim në orën 17:00, në hotelin “Emerald”, në periferi të Prishtinës.

Të gjitha aktivitetet e tjera më 5 dhe 6 tetor do të organizohen në hotelin “Swis Diamond”, në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›