Fillon rikonstruksioni i autostradës Tiranë-Durrës
Trafiku për lëvizjen hyrëse-dalëse nga Tirana drejt Durrësit dhe anasjelltas pritet të rëndohet edhe më shumë se sa ndodh aktualisht në këtë autostradë. Kjo për shkak të fillimit të punimeve për rikonstruksionin e kësaj rruge, e cila në shumë segmente të saj është prishur, duke u shndërruar në një rrezik serioz për jetën e qytetarëve që udhëtojnë aty. Punimet do të detyrojnë lëvizjen e automjeteve vetëm nga njëri krah i saj, ndërsa nga tjetri do të vijojnë punimet për rehabilitimin e rrugës më të rëndësishme për lidhjen me kryeqytetin.
Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit ka bërë të ditur se "prej disa ditësh ka filluar rikonstruksioni i autostradës Tiranë-Durrës".
Përfaqësuesit zyrtarë të saj njoftojnë se "për këtë arsye, trafiku dhe qarkullimi i automjeteve do të bëhet në një korsi, i alternuar". Nga ana e Ministrisë dhe instancave përkatëse premtohet se janë marrë të gjitha masat që të minimizohen efektet e kësaj ndërhyrjeje.
Fillimi i punimeve në këtë autostradë, sipas autoriteteve, konsiston në riparimin e pjesshëm të shtresave asfaltike dhe sistemimin e kanaleve anësore nga Tirana deri në Vorë. Punimet po kryhen nga dy kompani private, që operojnë në fushën e ndërtimit të rrugëve.
Aktualisht, ka nisur puna në njërin krah të autostradës, në anën e djathtë të saj, në atë që shkon nga Tirana drejt Durrësit. Riparimi i autostradës ka nisur me punimet që shtrihen nga mbikalimi i Kamzës deri te mbikalimi i Dajlanit, në një gjatësi prej 30 kilometrash, për të kaluar më pas në krahun tjetër të saj. Sipas përfaqësuesve të Ministrisë së Transporteve, punimet për rehabilitimin e pjesëve të dëmtuara të kësaj rruge do të kryhen brenda një afati të shkurtër, prej pesë muajsh.