Fillon rikostrukturimi i Kullës së Sahatit në Tiranë
Sahatit të Tiranës nuk do t'i qëndrojë më ora 12. Jo vetëm akrepat e orës që kanë mbetur në vend, por dhe këmbana e saj do të dëgjohet pas 49 vjetësh ndalesë nga qytetarët e kryeqytetit që në vitet 60. Ka qënë vetë ministri i Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve Ferdinand Xhaferri që ka inspektuar punimet për rikonstrukturimit e kullës më të vjetër të Tiranës. Sipas tij këto punime duhet të kishin filluar me kohë nga bashkia e Tiranës.
Punimet për rikonstruksionin kanë filluar me ambjentin e tij rethues për të vijuar me fasadën, shkallët e brendshme, ndriçimin, mekanizmin e orës, këmbanën dhe çatinë e kullës që do të mbulohet me fletë bakri te kuqe.
Kulla e Sahatit u fillua nga Haxhi Et'hem Beu rreth vitit 1821-1822 dhe u përfundua me ndihmat e familjeve të pasura të Tiranës. Montimi i sahatit u bë nga familja Tufina në vitin 1928 . Ajo ka qënë reth 35 metra dhe deri në vitin 1970 konsiderohëj si kulla më e lartë e Tiranës.