Fillon takimi Thaçi-Daçiq

(E plotësuar) Ka filluar takimi mes kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq. E bashkë me të dy kryeministrat është edhe Baronesha Catherine Ashton.
Takimi pritet të përfundojë në ora 23:00, dhe të dy kryeministrat do të flasin para gazetarëve.
.....
Shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Baronesha Catherine Ashton ka nisur takimet dypalëshe me Kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq.
Zëdhënësja e Ashtonit, Maja Kocijançiq ka thënë se pas takimit me Daçiqin do të ketë takim me Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin.
Ndërkohë, pas orës tetë do të ketë një darkë pune mes dy Kryeministrave, transmeton express.
Temë kryesore e takimit Thaçi – Daçiq është problemi i Veriut të Kosovës.
Kocijançiq ka deklaruar se pas darkës do të ketë një njoftim për media nga Zyra e Ashtonit./Indeksonline/