E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtetas kosovarë e serbë, së bashku në hajni

Një grup prej dy shtetasish kosovar edhe një shtetasi serb është kapur nga policia kantonale e Solothurnit pas një kohe të gjatë që po përcillej nga organet e rendit.

Grabitjet dhe vjedhjet në shitoret e pompave të karburanteve, në kioske dhe filiale të firmës Denner, janë veprat penale që i ngarkohen këtij grupi, të kryera nga janari deri në qershor të vitit 2012. Në këto raste ata kanë vjedhur kryesisht cigare dhe tiketa të lojërave shpërblyese, raporton albinfo.

Një veçanti e këtij grupi konsiston në mënyrën e thyerjes së dyerve të objekteve që kanë atakuar. Për këtë qëllim ata kanë përdorur disa herë pllaka betoni të kopshteve, të sjella me vete.

Pas hetimeve të gjera paraprake, policia kantonale e Solothurnit i ka arrestuar në qershorin e vitit të kaluar tre personat e dyshuar. Të arrestuarit, dy shtetas kosovarë dhe një shtetas serb janë të moshave 22, 28 dhe 40 vjeçare.

Organet policore në bashkëveprim me prokurorinë publike të Solothurnit kanë konstatuar se ky grup mund të ketë kryer 12 grabitje të ndryshme.

E veçanta tjetër e këtij grupi është ajo se jo larg nga vendet ku janë kryer vjedhjet, gjegjësisht në lumin Aare, në Trimbach, policia ka gjetur të fundosur tri automjete. Ajo ka konstatuar se ata i kanë hedhur në ujë pasi që i kishin shfrytëzuar për rastet e vjedhjeve.

Vlera e mallit të vjedhur nga grupi është rreth 100 mijë franga zvicerane, ndërsa dëmi i shkaktar rreth 50 mijë franga./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›