E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas largimit të Çekut, PSD kërkon ministri të re

Agim Çeku u largua nga PSD-ja, e tash kjo parti kërkon një ministri tjetër në qeverinë Thaçi.

Nënkryetarja e PSD-së, Kaqusha Jashari ka thënë në KTV se kjo parti nuk e kërkon Ministrisë e FSK-së, por një ministri që i përshtatet profilit të fushëveprimit të tyre.

Jashari ka thënë se ishte marrëveshje e Koalicionit për Kosovë të Re që PSD-së t;i takoj një ministri në koalicionin qeveritar.

“PSD po kërkon ministri që ka të bëjë me çështje sociale”, ka thënë Jashari./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›