E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lëndimi i Fejzullahut, i bezdisshëm

Trajneri i NEC Nijmegenit, Wiljan Vloet nuk do të mund të llogaritë në Erton Fejzullahun në fazën përgatitore, por as në fillim të sezonit të ri në elitën e futbollit holandez. Sulmuesi kosovar ka pësuar një lëndim në ijë dhe do të mungojë disa javë. Ky lëndim do t’ia pamundësojë atij përgatitjen për fillimin e sezonit të ri.

“Është mjaft bezdisëse, ngase Ertoni do të mbetet jashtë për një kohë. Kjo nënkupton se ai do të përballet me një tjetër sezon të vështirë. Ai do të mungojë gjatë gjithë fazës përgatitore, kështu që do të vonohej në nivelin fizik dhe taktik. Ai do të humbë shumë nga kjo”, ka thënë trajneri Vloet, transmeton uebfaqja holandeze, soccerneës.nl. Përkundër lëndimit, futbollisti 22 vjeç ka insistuar se do të punojë fort, që të rikthehet në fushë edhe më i fortë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›