Fillon zbatimi i marrëveshjeve për nivelet e dyta qeveritare
09/10/2009 Këshilli i Ministrave nis shkarkimet dhe emërimet në postet e zëvendësministrave
Qeveria ka miratuar në mbledhjen e saj të djeshme lirimet dhe emërimet në postet e dyta qeveritare. Me krijimin e mazhorancës së re qeverisëse, ku pjesë e rëndësishme është Lëvizja Socialiste për Integrim, pas përcaktimit të posteve ministrore Këshilli i Ministrave nisi shkarkimin e disa zëvendësministrave dhe zëvendësimin e tyre. Në listën e parë të miratuar nga qeveria vihet re largimi nga detyra i zëvendësministrit të Integrimit Albert Gajo dhe zëvendësimi i tij me Edmond Hoxhën, largimi i republikanit Aleksandër Garuli si zëvendësministër i Mjedisit dhe zëvendësimi me Auron Menerin. Qeveria ka miratuar gjithashtu edhe lirimin nga detyra të zëvendësministrit të Jashtëm Anton Gurakuqi, por nuk ka përcaktuar ende se cili do të jetë zëvendësuesi i tij. Megjithatë, mësohet se kreu i liberaldemokratëve Arian Starova do të zërë postin e numrit dy të MPJ-së. Ndërsa Marjeta Zaçen në postin e zëvendësministres së Punës do ta zëvendësojë anëtarja e kryesisë së LSI-së Filloreta Kodra. Edhe anëtari tjetër i LSI-së Edmond Haxhinasto është emëruar në postin e zëvendësministrit të Transporteve, duke zëvendësuar Stavri Ristanin. Ndërsa zëvendësministër i Bujqësisë do të jetë Tokli K. Thomaj, i cili do të zëvendësojë Ndue Prekën. Qeveria në mbledhjen e djeshme vendosi gjithashtu emërimin e Alfred Rushajt në postin e numrit dy të Ministrisë së Financave, Nora Malaj zëvendësministre e Arsimit dhe Shkencës dhe Leonard Beqiri u emërua zëvendësministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Këto vendime të Këshillit të Ministrave hynë në fuqi menjëherë. Vendimet e djeshme për lirim dhe emërim në detyrë nuk janë të vetmet. Pritet që në mbledhjet e ardhshme të ekzekutivit të merren vendime të tjera. Partia Demokratike do të respektojë marrëveshjet paraelektorale të nënshkruara me aleatët e saj, prej nga rrjedhin detyrime politike.
Lirohen nga detyra
Albert Gajo - zëvendësministër i Integrimit
Aleksandër Garuli - zëvendësministër i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave
Ndue Preka - zëvendësministër i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorëve
Marjeta Zaçe - zëvendësministre e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta
Stavri Ristani - zëvendësministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit
Anton Gurakuqi - zëvendësministër i Punëve të Jashtme
Emërohen në detyrë
Edmond Hoxha - zëvendësministër i Integrimit
Auron Meneri - zëvendësministër i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave
Tokli K.Thomaj - zëvendësministër i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorëve
Filloreta Kodra - zëvendësministre e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta
Edmond Haxhinasto - zëvendësministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit
Alfred Rushaj - zëvendësministër i Financave
Nora Malaj - zëvendësministre e Arsimit dhe Shkencës
Leonard Beqiri - zëvendësministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës
Kryeministri Berisha uron kryeministrin grek Jorgo Papandreu
“Mbështetja e Greqisë është tregues i solidaritetit mes dy vendeve”
Për kreun e qeverisë së Tiranës marrëdhëniet janë të shkëlqyera
Kryeministri Sali Berisha i ka dërguar një mesazh urimi kryeministrit të ri të Republikës së Greqisë, Jorgos Papandreu, me rastin e zgjedhjes së tij në këtë detyrë. Në këtë mesazh kryeministri Berisha shprehet i bindur për vazhdimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve shumë të mira që ekzistojnë mes vendeve. “Jam i bindur se me vizionin dhe platformën tuaj politike do t’i ofroni vendit alternativën më efikase për përballimin e sfidave me të cilat ai përballet dhe për zhvillimin e përparimin e mëtejshëm të tij në të mirë të jetës e begatisë së qytetarëve të vendit tuaj. Marrëdhëniet politike mes dy qeverive dhe vendeve tona janë të shkëlqyera, sepse ato janë ndërtuar mbi ndjenjat e miqësisë tradicionale ndërmjet dy popujve tanë fqinj e miq”, - shkruan në mesazhin e tij kreu i qeverisë shqiptare. Berisha thekson se mbështetja që Greqia i ka dhënë në mënyrë të vazhdueshme anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe procesit të integrimit në Bashkimin Evropian është shprehje e shkëlqyer e këtyre ndjenjave dhe e solidaritetit ndërmjet dy vendeve tona e popujve tanë. “Qeveria shqiptare dhe unë personalisht mbetemi tërësisht të angazhuar për t’i çuar më tej këto marrëdhënie, për ta zgjeruar bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve tona në të gjitha fushat, si në rrafshin dypalësh, ashtu dhe në atë shumëpalësh, e në veçanti në kuadër të NATO-s dhe integrimit në BE”, - shkruan kryeministri Berisha.
Vendim qeverie
Ilir Meta ngarkohet të drejtojë procesin e integrimit
Qeveria ka vendosur që zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Ilir Meta të jetë drejtuesi i procesit të integrimit të vendit në Bashkimin Europian. Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave është miratuar vendimi sipas të cilit “zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme ngarkohet të drejtojë dhe të ndjekë me prioritet procesin e integrimit të vendit në Bashkimin e Europian si dhe procesin e liberalizimit të vizave”. Ky vendim i qeverisë vjen i mbështetur në detyrën dhe detyrimet që i rrjedhin ministrit Meta nga posti i numrit dy të qeverisë dhe shefit të diplomacisë shqiptare. Meta gjatë eksperiencës së tij politike, edhe në kohën kur ka qenë pjesë e Partisë Socialiste, është marrë me proceset integruese të vendit në Bashkimin Europian, pasi ka mbajtur postin e ministrit të Jashtëm. Por edhe më pas, gjatë katër vjetve në opozitë, nga viti 2005 e deri në zgjedhjet e 28 qershorit 2009 ka mbajtur postin e kryetarit të Komisionit parlamentar të Integrimit. Gjithashtu në aktivitetin e tij politik Meta ka qenë tërësisht i angazhuar në procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Europian.
Vizita në Kosovë
Kryeministri Berisha u rrëfen ministrave situatën
Kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e qeverisë e ka cilësuar vizitën e tij dyditore në Kosovë të shkëlqyer. Ai ka bërë një përmbledhje të takimeve dhe rezultateve të saj, projekteve konkrete të bashkëpunimit dhe pritjen që populli i Kosovës dhe institucionet e saj i rezervuan. “Këtë herë m’u krijua përshtypja se po udhëtoja një mrekulli shqiptare dhe jo vetëm kaq. Kisha kënaqësinë e madhe që gjeta në Kosovë vlerat e mëdha të krijuara nga kombi shqiptar dhe shtyllat solide për të ardhmen e Kosovës, që populli, qeveria dhe shteti i ri i Kosovës kanë vendosur në një kohë të shkurtër 20-mujore”, - tha Berisha. Kreu i qeverisë bëri me diej se me homologun e tij, kryeministrin Hashim Thaçi, diskutoi gjerësisht mbi intensifikimin e gjithanshëm të marrëdhënieve ndërshtetërore midis Shqipërisë dhe Kosovës si dhe u nënshkruan marrëveshje shumë të rëndësishme me interes reciprok. Berisha ka vlerësuar si shumë të rëndësishme fuqizimin e infrastrukturës. Sipas tij, ndërtimi i rrugës Durrës–Kukës i ka dhënë një frymëmarrje të madhe. Duke u ndalur në zhvillimin e infrastrukturës, që lidh dy vendet, Berisha udhëzoi ministrin e Transporteve Sokol Olldashi të nisë menjëherë punën për përzgjedhjen e kompanisë së konsulencës, e cila do të bëjë fizibilitetin për ndërtimin e hekurudhës që do të lidhë dy shtetet. “Nuk mund të them se ndërtimi i saj do të fillojë gjatë këtij mandati, por të jetë gati për mandatin tjetër. Ndonëse nuk përjashtohet kjo mundësi”, - tha Berisha. Kreu i qeverisë rrëfeu mbi takimet e zhvilluara me Presidentin Fatmir Sejdiu, kryeparlamentarin Jakur Krasniqi si dhe vizitën në qytetin e Prizrenit. Ai e vuri theksin në zhvillimet në Kosovë. “Në Kosovë po bëhet një punë e shkëlqyer për ndërtimin, standardet që po vendosen, standardet më të gjëra të lirive dhe të të drejtave të minoriteteve në rajon dhe në Europë, të cilat kanë bërë të ulen shumë tensionet ndëretnike”, - tha ai.